Gjermania goditet nga terrorizmi
''Dikur më shkruante dhe uronte'’. Po sot? Flet Orgesa për Encën
Pëlqej
Lojërat e programit “Një kat më lart” janë gjithmonë një moment shumë argëtues me të ftuarit por shpesh edhe burim lajmesh. Orgesa Zaimi zgjodhi rastësisht disa emra këngëtarësh për të komentuar, teksa personazhi i parë që i ra ishte Enca. Moderatori Ermal Peçi e pyeti sesi e shikon ajo suksesin e saj në mediat sociale por edhe më gjërë se kaq.

Enca ka një fat që ka një staf menaxherial shumë të mirë. Mendoj se ka punuar shumë që të ketë këtë sukses, vëmendje komerçiale. Nuk e kam dëgjuar live” –tha Orgesa.

Ajo tregoi edhe një histori me Encën teksa dikur i shkruante shpesh madje edhe e uronte.

“Ka qenë fansja e ime dhe e Kejsit në Eurovision 2009. Na shkruante, na uronte..” .

Ermali ndërhyri duke i thënë nëse ndodhte e njejta gjë edhe tani.

“Ka qene e vogël atehere, kur u rrit, ndryshoi. Enca nese na shikon:Suksese!”-përfundoi këngëtarja. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori