Allegri me dhimbje koke, Juventus duhet të bëjë pa Szczesny për një kohë të gjatë

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ishte i pafat në ndeshjen ndaj Spezias, pasi u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën e lojës me barelë, teksa nuk i mbajti dot as lotët.

Një dëmtim që pritet ta lërë jashtë fushave të blerta për 1 muaj, sipas asaj që thonë specialistët , teksa situata e tij do të jetë nën monitorimin e mjekëve.

Në këtë kushte, gardiani polak do të humbasë disa sfida, duke filluar që nga ajo me Fiorentinën këtë fundjave, me Salernitanën e Monzën në Serie A, ndërsa nuk do të jetë i gatshëm edhe për 2 përballjet e para të Champions League, ndaj PSG dhe Benficas./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.09.2022 14:20