Dikur konkurrente të betuara, sot mike të ngushta (FOTO LAJM)

Thonë se është më mirë të kesh një mik se një thesar.
Ato të dyja ishin në kërkim të kurorës së çmuar të bukurisë, por në fund fituan kurorën e shenjtë të miqësisë. Fjala “konkurrencë” nuk ekziston për to, e kjo është e rrallë mes dy vajzash shumë të bukura që synonin të njëjtën rrugë. Nëse i pyet për njëra-tjetrën, merr të njëjtën përgjigje: “Shoqja ime është më e bukura e botës”.

Sot janë dy yje që shkëlqejnë në botën e së bukurës, ndërsa miqësia sa vjen e bëhet më e fortë. Kemi fatin që këtë herë kopertinën tonë të na e hijeshojnë dy vajza të suksesshme të cilat veç pamjes sjellin me vete vlera të rralla njerëzore që përshkojnë historinë e shoqërisë së tyre, Afërdita Dreshaj e Xhesika Berberi.

E nuk është çudi që rrugët e tyre nisën në një spektakël bukurie e u bashkuan sërish në Amerikën e largët, sepse zemrat që duhen fort e me pastërti e gjejnë vetë rrugën drejt njëra-tjetrës. Nuk është as çudi që pikërisht Afërdita e Xhesika në mesin e shumë vajzave, u afruan bashkë. Ato kanë natyra të ngjashme e thuajse të njëjtën mënyrë për ta parë jetën. “Kishte ardhur koha që miqësisë tonë t’i bënim dhuratë këtë kopertinë”, – na thotë Afërdita.

Nisi gjithçka në “Miss Universe” ku njëra përfaqësonte Kosovën e tjetra Shqipërinë. Diçka duhet të ketë pikasur i mençuri Adi Krasta që i zgjodhi të dyja bashkë si shoqëruese në programin “Duartrokitje” në Agon Channel. Ky qe bashkëpunimi i parë intensiv. Sot ato ndajnë shumëçka. Edhe nëse përditshmëria i largon për shkak të angazhimeve dhe jetës në shtete të ndryshme, ato gjejnë gjithmonë një arsye për të qendruar bashkë, qoftë në Miami, Neq York e sigurisht në Tiranë. “Nuk njiheshim më përpara “Miss Universe” me Xhesin, por kur u njohëm vendosëm të mos ndaheshim kurr녔, – thotë Afërdita, për t’i lënë vendin përgjigjes së Xhesikës, e cila thotë se “Afërdita ka qenë shtysa ime më e madhe për t’u zhvendosur në SHBA dhe për ta vazhduar atje karrierën si modele.

Sigurisht me mbështetjen e disa njerëzve të rëndësishëm në jetën time… Besoj se miqësia jonë do të jetojë sa ne, sepse ajo që përfaqëson është vetë jeta. Me ulje ngritje, me momente të bukura dhe më pak të bukura, por sidoqoftë kurdoherë e mrekullueshme. Është shumë bukur të dish që në një cep të globit një shoqe është gjithnjë aty për ty…” – përfundon Berberi. /Revistawho.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori