Dikur Hollywoodi çmendej pas saj, si është "shndërruar" pas 17 vitesh aktorja (FOTO LAJM)

Dikur ajo ishte një nga femrat më seksi në Hollywood. Por prej 17 vitesh nuk ishte parë e dëgjuar për aktoren Yasmine Bleeth.

Tashmë ajo është fotografuar për herë të parë në publik. Aktorja po shëtiste qenin e saj në Los Angeles. Ajo nuk ngjan më me imazhin që kishte krijuar te fansat.

Aktorja u bë e famshme për rolin e saj në serialin Baywatch.

17 vjet më parë ajo la Hollywoodin pas problemeve të shumta me drogën. Në vitin 2001 u arrestua pasi policia i gjeti kokainë në makinë pas një aksidenti.

Ajo u shtrua në një klinikë rehabilitimi disa herë. Prej vitit 2003 nuk ka dalë në publik. Ajo është e martuar me një pronar klubi striptizmi.


Shtuar më 18/02/2020, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori