Terror i gjallë në Bulqizë: Maskat me armë në dorë hynë në lokal e zvarrisin 25 vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në Bulqizë.

Në fshatin Gjoricë, Bulqizë në një lokal të fshatit mësohet se kanë hyrë 4 persona të armatosur dhe të maskuar dhe kanë dhunuar rëndë një 25 vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se në lokalin në fjalë gjendeshin 20 persona në momentin e ngjarjes. Njëri prej 4 agresorëve ka bërë roje tek dera ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë brenda duke kërkuar që të gjithë të zvarriten në tokë.

Personat në fjalë kanë dhunuar rëndë një djalë 25 vjeç me inicialet F.A duke e goditur me qytën e armës.

Në gjendje të rëndë shëndësore, është dërguar në spital nga personat që gjendeshin në lokal pasi agresorët janë larguar.

Rikujtojmë se kjo ngjarja ka 3 ditë që ka ndodhur ndërkohë Policia e Shtetit nuk ka bërë publike asnjë detaj mbi aksionin ose nëse ka apo jo të arrestuar ende. /albeu.com/


Shtuar 24.06.2020 10:13