Përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut pas shiut të rrëmbyeshëm, shkon rreth 100 numri i viktimave në Brazil

Rreth 100 njerëz kanë humbur jetën nga një rrëshqitje dheu dhe përmbytjet në zytetin brazilian Petropolis, thonë zyrtarët.

Qyteti, i cili ndodhet në malet në veri të Rio de Zhaneiros, u godit nga reshje të rrëmbyeshme.

Shtëpitë në lagjet e kodrës u shkatërruan dhe makinat u rrënuan ndërsa ujërat e përmbytjeve vrapuan nëpër rrugët e qytetit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë në baltë për të mbijetuarit.

Mbrojtja Civile Kombëtare e Brazilit, përmes një postimi në Twitter, tha se 24 persona ishin shpëtuar të gjallë deri më tani dhe 94 vdekje janë konfirmuar.

Ndërkohë 35 persona janë raportuar të zhdukur dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Petropolis është një destinacion popullor turistik në kodrat mbi Rio de Zhaneiro, i cili dikur ishte ikja verore për monarkët e Brazilit në shekullin e 19-të.

Por pasi një muaj shi ra në qytet në vetëm tre orë, pjesa më e madhe e hijeshisë së tij mbretërore ishte në gërmadha, me shtëpi dhe dyqane të shkatërruara nga përmbytjet.


Shtuar 17.02.2022 09:09