DiCaprio i fiksuar pas modeleve
Një pjesë e mirë e lidhjeve të aktorit legjendar përfshijnë modele dhe një pjesë akoma më e madhe e vajzave me të cilat është shoqëruar kanë qenë bjonde.

Duket se Leo është i fiksuar pas modeleve pasi ka vite që nuk është parë me ndonjë vajzë që mbart tjetër profesion. Së fundmi, fituesi i çmimit “Oscar” është kapur mat duke dalë nga shtëpia e Camila Morrone.

Sigurisht që 20-vjeçarja simpatike është modele si gjithë të tjerat. Media të ndryshme online kanë raportuar se dyshja është në një lidhje romantike edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka komentuar në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë ai ka qenë në një marrdhënie 8 mujore me modelen gjermane Toni Garrn me të cilën u nda pasi ai u fotografua duke dalë nga një klub në Miami i shoqëruar nga 20 vajza. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2017, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori