Juventusi i ka ende “sytë” nga Haaland

Skuadra e Juventus është duke monitoruar akoma situatën e Erling Haaland.

E përditshmja gjermane, ‘Bild’, Juve janë duke mbajtur akoma nën vëzhgim lojtarin Erling Braut Haaland.

19 vjeçari norvegjez ishte lidhur me një kalim të mundshëm te ‘Biankoneri’ kur ai kalonte nga Salzburg te Dortmund, për 20 milionë euro.

Haaland tashmë ka një klauzolë liruese 75 milionë euro, por mund të aktivizohet vetëm nga viti 2022.

Juve shpreson që të sigurojë transferimin e Haaland, duke shfrytëzuar raportet e mira me Mino Raiola.

Mbetet të shihet nëse Juventus mund ta sigurojë kartonin e Haaland në merkaton e kësaj vere.


Shtuar 14.03.2020 18:15