Dhurata më e bukur për festa, gazetarja e njohur në pritje të ëmbël
Gazetarja e njohur Rudina Demneri, e njohur gjerësisht edhe si Paloma, së fundmi ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë duke deklaruar se viti i ri do sjellë në jetën e saj edhe një vogëlush.

Paloma tregoi se do ja plotësojë dëshirën vajzës së saj e cila prej kohësh i kërkon një motër ose vëlla. "Në 2020-ën do e pranoj propozimin për të pasur një bebe tjetër.

“Kërkesa ishte nga vetë vajza ime, e lashë pas dore dhe thashë s’ka gjë. Por këtë vit që vjen do ia plotësoj dëshirën. Nëse Zoti e ka shkruar do bëhem nënë sërish", u shpreh Paloma.

Shtuar më 31/12/2019, ora 22:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori