Dhunoi Saimir Çilin, flet pas kaq kohësh Suela Kalaja
2 vite më parë, divorci i këngëtarit Saimir Çili me bashkëshorten e tij Suela Kalaja bëri jo pak bujë mediatike pas denoncimit të Çilit ndaj gruas për dhunë.

E ftuar sot në “Ftesë në pesë” e shoqëruar nga e ëma, ishte vajza e ish-çiftit, vogëlushja Isea e cila foli rreth pjesëmarrjes në “The Voice Kids”. Në bisedë e sipër, Kalaja theksoi se përpos faktit që është shumë krenare për të bijën, 10 vjeçares s’i ka munguar dhe s’do t’i mungojë mbështetja e saj dhe e ish-bashkëshortit.

Ndër të tjera, ajo shtoi se divorci i tyre është diçka normale dhe se marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë ndonjëherë aq e tensionuar sa është përshkruar në portale dhe media.

“ Më shumë e agravuan mediat situatën tonë me gjithë budallallëqet që u folën, sesa e kishim ne vetë situatën.Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë. Prindërit edhe mund të ndahen, por fëmija mbetet gjithmonë i përbashkët. Edhe tani babin, tek lokali e ka, që po pret tani përjashtë.”- sqaroi ajo.

E pyetur nga moderatorja nëse e gjithë kjo situatë ka qenë e sikletshme, duke qeshur Kalaja u përgjigj: “E superojmë, shyqyr më bëri Zoti psikologe shkruan tch!”

Duket se koha ka bërë punën e saj dhe sot gjërat mes çiftit janë normalizuar.
Shtuar më 08/02/2019, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori