Dhuna ndaj Rihanna-s po i kushton shumë Chris Brown
Dhuna që ka ushtruar tek ish-e dashura e tij, Rihanna, shumë kohë më parë po i kushton shumë Chris Brown. Autoritetet nuk e kanë lejuar që ai të mbajë koncertin e radhës, madje kanë lajmëruar të gjithë personat që kanë blerë biletë se do të rimbursohen. Bëhet fjalë për turneun e tij “Down Under”, pasi autoritetet australiane i kanë refuzuar vizën për shkak të dhunës që ka ushtruar tek Rihanna.

Agjencia e biletave ka bërë një deklaratë duke treguar se turneu i planifikuar në muajin dhjetor në Australi dhe Zelandën e Re, i Chris, është anuluar dhe se të gjithë personat që kanë blerë biletat do të rimbursohen. Në deklaratën e dhënë, Brown ka falenderuar fansat duke shtuar se turneu pritet të organizohet në një të ardhme të afërt.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se nëse ushtron dhunë ndaj dikujt dhe pastaj dëshiron të udhëtosh në mbarë botën, ka edhe vende që të thonë: “Ti nuk lejohesh të vish këtu, sepse nuk je personi i duhur për Australinë”, ka thënë Chris, i cili tashmë është ministër për të drejtat e grave. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2015, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori