Durrës, makina përplas për vdekje nënë e bijë
Një aksident tragjik ka ndodhur të enjten në aksin rrugor Durrës-Kavajë ku nënë e bijë kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një automjet.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Golemit, ku nëna 28-vjeçare Violeta Metani dhe vajza e saj 1-vjeçare ishin duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur janë përplasur nga automjeti i cili drejtohej nga 40-vjeçari Latif Tola nga fshati Spitallë i Durrësit. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2012, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori