Detaji që na shpëtoi të gjithëve, në dasmën e Meghan mund të kishin vdekur fëmijë
Akoma nuk është harruar dasma madhështore e
Meghan Markle dhe Princ Harryt.
Gjatë ceremonisë
Meghan mbante në duar një buqetë me
lule të ndryshme, e cila ishte e vendosur edhe në kokën e shoqërueseve të nuses.
Pavarësisht se lulet dukeshin mjaft të bukura, ato mund të kishin rrezikuar jetën e fëmijëve, përfshirë Princeshën Charlotte.
“
Express.co.uk” ka mësuar se kurorat e vajzave të vogla ishin bërë me një
lule që mund të jetë vdekjeprurëse, sidomos për fëmijët. Kurorat ishin të përbëra nga zambaku i lugjeve, lisianthus dhe cuscus.
Zambaku i lugjeve është një bimë shumë helmuese dhe nëse gëlltitet mund të rrezikojë jetën e një personi. Sipas “
Express” kjo
lule është shumë e bukur dhe ka një aromë të këndshme, por në të njëjtën kohë është mjaft e rrezikshme. Duke qenë se të gjitha shoqërueset e
Meghan ishin shumë të vogla në moshë, mund të kishin ngrënë diçka nga kjo
lule, sepse fëmijët gjithmonë janë kuriozë të provojnë edhe gjërat që nuk konsumohen.
Shtuar më 13/10/2019,
ora 14:08