Detajet që s’u panë: Biznesmeni i pasur shqiptar u jep para publikut
Pëlqej
Biznesmeni i njohur, Samir Mane ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në "Xing me Ermalin" në një intervistë nga ato që rrallë e shihni, njeriun më të pasur në Shqipëri.

Në fund Mane dhe publiku i "Xing me Ermalin" u bënë pjesë e një loje ku biznesmeni duhet të gjente çmimet e disa produkteve.

Sa herë Samir Mane nuk e gjente çmimin e saktë të produktit, duhet t'i jepte 5 mijë lekë secilit person nga publiku.

Në publik ishin 100 veta, pra biznesmeni duhet të jepte 500 mijë lekë për çdo përgjigje që nuk e gjente shkruan xing.al.

Samir Mane nuk arriti t'i gjente disa prej çmimeve të produkteve dhe kështu u bënë 2 milion lekë të dhuruara për publikun. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori