2.2 mld klikime, kënga më e dashur e shqiptarëve trondit Youtube (VIDEO)
KëngaDespacito” është bërë tashmë fenomenale dhe ka arritur rreth 2,2 miliard klikime në rrjetin social Youtube për kaq pak kohë.

Pavarësisht faktit se kënga është në gjuhën spanjolle kjo nuk i ka penguar njerëzit në të gjithë botën që ta bëjnë atë të thyejë rekorde dhe të bëhet hit i padiskutueshëm. Madje në Britaninë e madhe ëshë e vetmja këngë në gjuhë të huaj që ka një sukses të tillë.

Momentalisht është kënga që klikohet më shumë dhe sic është përcjellë më parë nga Albeu.com, “Despacito” ka fituar vendin e parë në klasifikimin e shitjeve në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegji, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një këngë spanjolle të arrinte kreun e klasifikimit anglez, ku qëndron prej 5 javësh dhe është hera e tretë në historinë e Billboard Chart, që një tekst spanjoll mbërrin në vendin e parë në SHBA.

Më parë se “Despacito” , ia kishin dalë vetëm “La Bamba” në 1987 dhe “La Macarena” në 1996 prandaj kjo këngë është një sukses i vërtetë. /albeu.com/
Despacito trondit Youtube , arrin 2,2 miliard klikime

Shtuar më 24/06/2017, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori