Despacito thyen çdo parashikim, e para në 18 vende të botës
Pëlqej
Despacito momentalisht është kënga më e klikuar dhe që dëgjohet më shumë në gjithë radiot e botës duke kaluar cdo parashikim.

E para në 18 vende, ndodhet në krye të klasifikimit për 12 javë, ka marrë 6 disqe platini dhe një video me 1,9 miliardë shikime. Këto janë vetëm disa nga rekordet e marra nga “Despacito”, kënga e portorikanit Luis Fonsi dhe gjithashtu e Daddy Yankees.

Despacito” ka fituar vendin e parë në klasifikimin e shitjeve në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegji, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një këngë spanjolle të arrinte kreun e klasifikimit anglez, ku qëndron prej 5 javësh dhe është hera e tretë në historinë e Billboard Chart, që një tekst spanjoll mbërrin në vendin e parë në SHBA. Më parë se “Despacito” , ia kishin dalë vetëm “La Bamba” në 1987 dhe “La Macarena” në 1996 prandaj kjo këngë është një sukses i vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2017, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori