Dështon martesa, Avril Lavigne drejt ndarjes
Pëlqej
Teksa ajo dukej se ishte e lumtur me martesën e saj, gjërat në fakt nuk kanë shkuar ashtu siç duhej. Së shpejti këngëtarja Avril Lavigne do të divorcohet, e ndërsa pak kohë më parë ajo ka hequr edhe unazën e martesës.

Shkak për ketë situatë është bërë bashkëshorti i saj, ndërsa nuk sillet mirë me këngëtaren. Në fakt, edhe miqtë e saj nuk kanë aspak pëlqim për të, teksa e kanë vënë re se ai e fyen shpesh Lavignen.

Avril Lavigne dhe Chad Kroeger do të divorcohen pas 14 muajsh martesë. Sipas ‘Us Weekly’, çifti i këngëtarëve i'a ka bërë të ditur këtë gjë miqve dhe pritet që shumë shpejt të nisin procedurat e divorcit.

Shkaku i ndarjes duket se është sjellja e Chad Kroegerit, vokalistit të grupit Nickelback. “Chadi i flet shumë keq asaj dhe të gjithë njerëzve në përgjithësi”, thotë një shok i këngëtares për ‘Us Weekly’. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori