"Deri sa vdekja të na ndajë", Miriami dhe Albani kurorëzojnë martesën (FOTO LAJM)

Më në fund çifti më i dashur i showbizit shqiptar kurorëzon martesën. Miriami dhe Albani të veshur me të bardha premtojne se do të jenë bashkë deri sa vdekja ti ndajë. Nuk mund të mungonte dhe e vogla e tyre, Ameli në ceremoninë buzë detit.

Postimi i Miriamit

PO!
U deshen 12 vjet qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.
U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene persgjithmone PO nga momentet e puthjes se pare!
U deshen 12 vjet te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise dhe te shkembenim unazat kur nderkohe jetojne nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mir dhe te keqe qe jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin që ky moment të shënuar të marrë një jetë të pjekur aty ku në vitin 2013 ai propozim i pazakonte për pak pa frymë të dy, por kjo këtu jo në botë e magjishme nënujore por vetëm pak metra më larg, në siperfaqen e një ishull të pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore që ka krijuar dorën e Zotit.
Duhet të prisni 12 vjet që këtë ditë të merrni kuptimin e plotë të saj me prezencen e engjellit ton, Amelise.

Po ... deri sa vdekja na na ndaje!
Shtuar më 26/05/2019, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori