"Deri dje e ofendove, tani bën si shoqe", Shqipja përgjigjet për marrëdhënien me Anën (FOTO LAJM)

“E di që keni shumë pyetje… vazhdoni”, do të shkruante ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj në Instagram dhe ndjekësit do të nxitonin të shkruanin.
Në mesin e pyetjeve të shumta dalloi veçanërisht njëra prej tyre.

“Deri dje e ofendove Anën, pse bën si shoqe me të tani? E kam pa të keq, ma kthe të lutem”, shkroi dikush.


Përgjigjja nuk mungoi:

“Nëse na shihni bashkë do të thotë na lidh puna, jo se jemi bërë shoqe të ngushta Kemi lënë mënjanë mërirat e emisionit dhe po vazhdojmë jetë normale. Nuk do vazhdojmë tërë jetën duke shkulur flokët”, tha Shqipja.

Kujtojmë se janarin e këtij viti, e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Hysenaj tha 1001 të zeza për Ana Lleshin dhe Tea Trifonin. E pyetur se cilat janë personazhet më fake (fallso) të showbizit shqiptar, ajo u shpreh se personazhet publike që unë njoh mirë janë ata të “Për’puthen”. Dhe mes tyre veçoi Tean dhe Ana 1. Për këtë të fundit tha se historinë e familjes ia ka treguar ndryshe asaj dhe ndryshe publikut.

“Në prapaskenë nuk janë aspak siç dalin në ekran. Tea ka një fjalor shumë te pisët, ndërsa Ana është komplet e pafytyrë. Ndryshe ma tha mua historinë e familjes së saj në fillim, ndryshe e tha në publik”.

Po kështu, një tjetër pyetje për Shqipen ishte:

“Sikur nuk do shkelje më në “Për’puthen”? Por nejse fake të gjithë”, lidhur me pjesëmarrjen e saj në “Për’puthen Prime”.

“Kam thënë që nuk do shkelja në “Për’puthen si konkurrente”, jo nëse më ftojnë për të dhënë opinione. O njerëz merrni gjërat siç janë, jo siç doni ju, se latë nam”, sqaroi Shqipja.
Shtuar më 23/02/2021, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori