Deputetja shqiptare dhe dy fëmijët e saj rezultojnë të infektuar me COVID-19
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj dhe dy fëmijët e saj janë infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja, me anë të një njoftimi në rrjete sociale, ku shkruan se janë vetëizoluar.

“Të dashur miq, dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka njoftuar ajo.

Shtuar më 05/08/2020, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori