Deputeti i PS baba për herë të tretë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dita e djeshme ka qenë një ditë vërtet e veçantë për deputetin socialist, Ervin Bushati, i cili është bërë baba për herë të tretë. Një vogëlush i shëndetshëm ka ardhur në jetë, të cilin ata e kanë quajtur Tom.

Në profilin e tij në Facebook, Bushati publikoi një foto me të dy fëmijëve të rritur, ndërsa në prehrin e vajzës së tij shfaqet edhe bebja e porsalindur.

Deputeti ka marrë shumë komente dhe urime nga miqtë e tij, duke i uruar të voglit jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Edhe ne i bashkohemi urimeve të shumta! Jetë të gjatë Tom! /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori