“Hoqi qafe” ish-drejtorin Sajmir Jaku, Gjykata e Lezhës “vulos” fatin e Dorian Keqit: Ku isha ditën që ndodhi ngjarja

Gjykata e Lezhës, ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest ne burg’ për 40-vjeçarin Dorian Keqi.

Keqi u arrestua të hënën nga policia, me akuzën e vrasjes së ish-drejtorit të OST në Mirditë Saimir Jaku dhe plagosjen e shtetasit Gjergj Marku.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2016 në Rrëshen. 40-vjeçari u zbulua pas 6 vitesh, pasi kishte lënë gjurmë në vendin ku ishte djegur automjeti i përdorur në këtë ngjarje.

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen ne ngjarje dhe ka folur nëpërmjet avokatit për ngjarjen duke deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit./albeu.com/