Del më në fund data e dasmës së Besit dhe Xhensilës
Pas Turit dhe Orindës pritet me shumë emocion edhe dita e dasmës së Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj.

Burime për Prive kanë treguar këtë javë se Besi dhe Xhensila do të lidhin kurorë në fillim të muajit shtator. Si një muaj i ngjeshur dasmash, njëra prej ditëve të para të tij do të shënohet si e Besit dhe Xhensilës.

Aktori i humorit dhe këngëtarja, me gjithë përpjekjet për të mos rrëfyer detaje, kanë thënë se ceremonia do të jetë e madhe, me shumë miq e njerëz që i duan.

Që nga veshja e deri tek detajet më të imta të dekorit, çdo gjë është përgatitur prej kohësh tashmë. Një ndër çiftet më të gjatë të shoëbiz-it shqiptar, këtij viti, pa dyshim, do t’i vënë emrin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2017, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori