Deklarata e Ritës që shokoi botën, reagon ish i dashuri i shqiptares
Rita Ora është një nga këngëtaret shqiptare më të njohura në të gjtihë botën.

Por nese kënga e saje fundit “LGBT Anthem’ Girls” ju ka ngjallur disa dyshime, keni pasur të drejtë.

Ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale e kanë përgëzuar Ritën për singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.

“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam,” u shpreh Rita Ora për revistën “People”.

Edhe ish-i dashuri i këngëtares, James Arthur është shprehur pozitivisht për këtë deklaratë.

“Unë i respektoj shumë njerëzit që hedhin dritë dhe përkrahin komunitetin LGBT, kjo gjë është e mrekullueshme. Nëse është e vërtetë, pra nuk është thjesht përpjekje për publicitet, nuk më bën përshtypje fare.

Të gjithë jemi të supozuar për të qenë biseksualë. Shumica e vajzave që njoh janë okay me një gjë të tillë, nuk është diçka e pazakontë në vitin 2018, e prisja. Pra, nëse Rita thotë se puthi një vajzë nuk është fare çudi për mua.” – tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2018, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori