Deklarata e fortë e Stresit: Kam kaluar në Mal të Zi me pasaportën e mikut tim
Pëlqej
Telashet për këngëtarin Arkimed Lushaj, apo siç njihet nga të gjithë me emrin e artit “Stresi”, duket se nuk kanë të sosur.

Vetëm disa javë më parë ai është shpallur sërish në kërkim nga policia pas gjetjes së një arme në lagjen e tij.

I ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, reperi tha se gjatë periudhës që ka qenë në kërkim nga policia shqiptare ka kaluar kufijtë me pasaportën e mikut të tij Admir Shehu dhe po ashtu ka lëvizur me makinë jo me patentën e tij.

“Unë kam kaluar në Mal të Zi me pasaportën e mikut tim Admir Shehu e kam shok të ngushtë, ai jeton në Holandë dhe policia nuk e ka kuptuar. Kam kaluar në Han të Hotit, në Mal të Zi për punët e mia. Këta janë shumë mbrapa. Kur je në kërkim për çështje të vogla policia nuk të vihet pas, por po re në dorë të tyre të ndalojnë, nëse jo vazhdon i qetë”, tha Stresi.


Ai po ashtu tregoi detaje rreth ngjarjes teksa theksoi se arma e gjetur nuk ishte e tij.

Policia erdhi poshtë pallatit tim dhe arrestoi dy shokët e mi. Policët janë shumë budallenj. Pistoletën e gjetën por ishte si armë jetime. Pistoleta u gjet pranë gjimnazit e fshehur në një shkurre. Ato arrestuan dy shokët e mi të lagjes dhe unë isha i lirë.

Ne ishim 10 çuna aty, policia kontrolloi gjithandej dhe gjetën një armë. Ishin shumë policë, ora ishte rreth 7 pasdite. Ne e marim vesh gjithmonë para se policia të vijë sepse kemi shokë brenda policisë. Unë isha i dyshuar për armën. Atë natë unë u nisa në Gjirokastër sepse kisha koncert të nesërmen. Më nisën në Whatsaap faksin që ishin njoftuar të gjitha policitë e qyteteve që unë ishakërkim. Pas Gjirokastrës, unë shkova në Sarandë ku qëndrova për dy javë dhe isha komplet i lirë dhe policia nuk e bëri lidhjen e emrit të artit dhe emrit tim të vërtetë.

Ka patur raste që unë kam kaluar me pasaportë tjetër dhe me patentë tjetër dhe policia nuk e ka kuptuar, se ka vënë re që jam unë. Unë e shikoj robin, nëse shikon televizor apo ka të bëjë me muzikën dhe e provoj zarin. Kjo ngjarje ka ndodhur në Korrik, unë ishakërkim dhe dy shokët e mi dolën nga burgu pasi u bë ekspertiza”, tha këngëtari.

Ai shtoi se pas kësaj historie ishte frymëzuar për këngën e tij më të re “Gun Shot”.
Shtuar më 14/09/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori