Deklarata e fortë e Atdheut: Kam bërë burg për dashurinë! (FOTO LAJM)

Atdheu mbrëmjen e sotme në Për’Puthen në Top Channel, ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë që askujt nuk ia priste mendja.

Ai thotë se iku pa letra vetëm për të takuar vajzën që dashuronte, e cila qëndronte në një shtet evropian, madje ka bërë edhe burg për këtë shkak, por në fund pavarësisht sakrificave janë ndarë.

“Kam pas ikur një herë pa letra në një shtet evropian pastaj u ktheva në Kosovë, ishin disa probleme siç janë shqiptarët me fjalë. I kishin thënë që ai është tip aventurier, ka pasur shumë goca.

U dashurova në atë kohë dhe ia futa prapë në të zezë, jam bërë copë copë këmbët gjak, kam bërë edhe burg kam ik e kam taku. Sa arrita erdhi ndarja”, tha Atdheu.

Pas rrëfimit emocionues të tij erdhi edhe një reagim i Melisës.

Melisa: Po mos e gjetsha!

Atdheu: Mos u gjetë kurrë!

Melisa: Ajo faleminderit…

Arjan Konomi: Po të mos kishte ndodhur as do të ishte këtu. /tch
Shtuar më 20/01/2021, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori