“Kam qenë te shtëpia e Cristiano Ronaldos dhe kam pirë deri në 3 të mëngjesit”, modelja rrëfen historinë private

Alyson Eckman foli për historinë e saj të shkurtër, por “pikante” me Cristiano Ronaldo.

Gazetarja dhe modelja amerikane, përmes TikTok foli për njohjen e saj me futbollistin portugez me të cilin ka pirë shampanjë në shtëpinë e tij dhe nuk ka dashur që ata të kryenin diçka intime vetëm se portugezi ishte i famshëm.

E takova kur ai po prezantonte parfumin e tij. Filluam të flisnim në një festë dhe ai më kërkoi të dilnim për një pije. “Jo, s’ka mundësi, nesër duhet të punoj”, i thashë dhe miqtë e mi filluan të më kërkonin që të shkoja.

Unë pranova më pas, por i bëra të qartë që shoferi i tij duhet të më çonte në shtëpi më pas.

Ne u larguam nga festa e prezantimit, përfunduam në shtëpinë e Cristianos dhe pimë disa gota shampanjë. Pastaj rreth orës 3 të mëngjesit i thashë se doja të shkoja në shtëpi dhe ai më dërgoi me shoferin e tij. Kur dolëm nga shtëpia, ai më kërkoi numrin dhe kemi folur me mesazhe për rreth një muaj, por nuk ndodhi asgjë e veçantë.

Ndoshta Ronaldo priste ta telefonoja dhe të shkoja te shpia e tij apo ai tek e imja, por jo. Unë nuk mund të fle me dikë vetëm se ai është shumë i famshëm.”

Alyson u bë e famshme pasi fitoi Big Brother VIP dhe rrjetet e saj sociale janë akoma në rritje sidomos pas këtij lajmi./ h.ll/albeu.com