Debati mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, reagon DigitAlb
Pëlqej
Sa i takon debatit mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit rreth veshjes në ekran ka reaguar së fundmi edhe DigitAlb. Deklarata u lexua në ‘Top Show’ nga moderatori Alban Dudushi.

DigitAlb e nis deklaratën duke thënë se e ka ndjekur debatin e zhvilluar gjatë këtyre ditëve duke theksuar se debati ka magësi.

DigitAlb thotë se debati është ngritur gabimisht mes një jo profesionisti dhe një moderatoreje.

Televizioni shqiptarë ka shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa konpromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazh pa përmbajtje; vuan nga gjithëologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio dhe së fundmi edhe si moderator programesh, e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve e e personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetërit që nuk i lenë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin”, thuhet në deklaratën e DigitAlb ndër të tjerash. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori