Debate të forta për Xhimin: Po abuzon me ushqimin tonë
Ka rreth një javë që banorët diskutojnë me njëri-tjetrin një ngjarje, që në fakt është serioze. Ata thonë se Xhimi ka hedhur në ushqimin e tyre të mëngjesit diçka që nuk lejohet. Produksioni ka porositur banorët që të mos i hanë ushqimet e bëra nga ai.

Tashmë që ngjarjen e dinë të gjithë, banorët diskutojnë se si ka mundësi që nuk u penalizua Xhimi për një veprim të tillë dhe, në fakt, këtë pyetje e bëjmë edhe ne. Mbase penalizmi i Xhimit mund të ishte pak i papërshtatshëm, pasi gjatë spektaklit të javës së kaluar ai duhej të përjetonte emocionet e takimit me bashkëshorten, por gjithsesi banorët janë mjaft të zemëruar me këtë gjest dhe po diskutojnë se si mund t’i heqin Xhimit të drejtën për të gatuar për ta.


Në diskutime të forta kundër Xhimit janë përfshirë Shpendi, Eldora, Iliri, Olta dhe Elona, ndërkohë që në krah Xhimi ka pasur vetëm Anaidin. Duke qenë në nominim këtë javë, mbase njerëzit që e shohin këtë format, nuk mund t’ia falin Xhimit gjestin e të tallurit me ushqimin dhe shëndetin e njerëzve dhe mund ta votojnë që ai të dalë. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori