Debat live për Altin Bashën, Rezart Veleshnja braktis emisionin (VIDEO)
Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ishte i ftuar në "360 gradë", ku gjatë emisionit nisi një debat mes tij dhe poetit Agim Doçi. Veleshnja u pyet nga Doçi për regjisorin e "Portokallisë", Altin Basha dhe mes tyre nisën replikat.

Veleshnja u shpreh se nuk di të debatojë por vetëm të bëjë humor. Kur Doçi i tha që s’po bën humor, aktori u çua nga karrigia dhe u largua nga emisioni.

Pjesë nga debati:

Doçi: Çfarë punë bën ky Altin Basha.

Veleshnja: Altin Basha është regjizori i Portokallisë!


Doçi: Kur ka mbaruar?

Veleshnja: Nuk jam aq i vjetër, është i përgatitur dhe ka mbaruar në Londër.

Doçi: As më duhet gjë fare.

Veleshnja: Nuk flitet kështu profesor, është me dashakeqësi. Mua nuk më takon të rri këtu, se kjo është gjuhë rruge. Unë duhet të çohem tani. Unë jam i qetë dhe bëj humor, nuk jam sherrxhi.

Doçi: Po s’ke bërë humor qysh kur ke ardhur. Fillo e bëj humor dhe unë s’flas, se unë s’po shoh humor.

Veleshnja: Mua më the je aktori im i preferuar, tani e ktheve. Turi më duhet të iki se kam një familje, të të puth pak? Je kthyer në një “Zonë e lirë” e shkëlqyer!

Shtuar më 26/05/2020, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori