Krisje në martesë? Asgjë nuk është e sigurt por
Victoria Beckham ndjehet e lënë pas dore nga bashkëshorti i saj
David Beckham. Kështu raporton një
burim i afërt me të për revistën britanike "
Star".
Disenjatorja e modës ka katër fëmijë nga martesa me yllin e futbollit
David Beckham. Ata janë Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Futbollisti i njohur tani luan në ekipin francez Paris Saint-Germain, ndërkohë që bashkëshortja dhe fëmijët jetojnë në shtëpinë e tyre në Britaninë e Madhe.
Pikërisht problemet duket se nisin kur
Beckham kalon kohën e tij në Britani.
Victoria deklaron se ai e lë pas dore.
"Kur
David është në shtëpi merret vetëm me fëmijët. Ai ndihet keq kur duhet ti lërë ata për të shkuar në Francë. Por ai nuk ka kohë për Posh. Duket se ajo është jashtë listës së tij", ka thënë i njëjti
burim për "
Star".
Duket se plani i çiftit ishte që LA Galaxy, të ishte klubi i fundit për
David, por gjërat ndryshuan dhe
Victoria ndihet e lodhur.
"Plani gjithmonë ka qenë që LA Galaxy të ishte ekipi i fundit i
David, e pastaj ai të mund të kalonte më shumë kohë me Victorian, e cila do të mund të ishte më e lirë për tu fokusuar në karrierën e saj. Edhe një herë ajo bëri sakrificë të madhe për
David, ajo anuloi gjithçka në SHBA, vetëm për tu kthyer në Londër", raporton "
Star". /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013,
ora 12:24