David Guetta kapet "mat" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fotot e David Guettas, të publikuara në shtyp gjatë së mërkurës, nuk do t'i pëlqejnë aspak bashkëshortes së tij të 20 viteve. Një prej DJ më të njohur në botë frekuentoi një ditë më parë i vetëm një plazh popullor në Miami.

I ndjekur nga paparacët, 45-vjeçari u kap në objektiv duke shijuar për një kohë të gjatë shoqërinë e një bruneje simpatike, me të cilën u duk se u njoh në plazh.

Si rrallë ndodh në botën e "show-bizz", Guetta ka një lidhje vërtet të gjatë me bashkëshorten e tij Kathy, por këto foto me siguri do ta detyrojnë atë të vihet përpara pyetjeve hetuese të së shoqes. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori