Dasmë në familjen Berisha, Armina tregon detajet e ditës së madhe
Pëlqej
Armina Mevlani është një nga blogeret më të përfolura në Shqipëri, për shkak edhe të lidhjes së saj me Shkëlzen Berishës.

Sa i përket dasmës ajo theksoi se është afër duke mos përcaktuar një datë, por duke thënë se kanë nisur përgatitjet.

“Dasma është afër, kemi filluar te hedhim idetë e parë sesi e duam të bëhet, pamë si e duam vendin dhe gjithçka tjetër. Personalisht do doja që edhe fustanin të kisha në një firmë të caktuar që edhe kjo të jetë pjesë e bashkëpunimeve të mia.

Ne nuk kemi bërë një festë për fejesën por një darkë mes prindërve, nuk kemi dashur të jemi tradicionale. Nuk kemi dashur të bëjmë një organizim të madh, por njerëzit kanë nisur të na thonë përse se bëni dhe mund ta bëjmë para martese,”-u shpreh Armina e ftuar në emisionin "Rudina". /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori