Princesha
Beatrice, vajza e princit Endreë, dukës së
York-ut dhe Sarah-s, dukeshës së
York-ut, nuk pati një ceremoni dasme tipike mbretërore për shkak të koronavirusit, megjithatë paraqitja e saj tërhoqi jo pak vëmendjen e medias. Pas publikimit të fotove, të gjithë vunë re se fustani i ceremonisë ishte një
fustan vintage i mbretëreshës Elizabeth II.
Ditë më parë, u tha se
Beatrice i mori hua
fustanin gjyshes së saj, mirëpo së fundmi u zbulua se bëhej fjalë për një zgjedhje në
moment të fundit. Sipas People,
Beatrice kishte planifikuar një tjetër
fustan, për ndërroi mendje në
moment të fundit dhe kërkoi
fustanin që mbretëresha veshi në premierën e “Laërence of Arabia” në Londër, 1962.
Fustani, i krijuar nga dizajneri britanik Norman Hartnell, i punuar me diamante, u rimodelua dhe u përshtat nga Angela Kelly, dizajnerja dhe rrobaqepësja historike e mbretëreshës, dhe stilisti Steëart Parvin. Vihet re se në
fustanin e
Beatrice-s është shtuar një copë sateni në fund, që i jep më shumë fruda fustanit në pjesën e poshtme.
Beatrice mbante vënë në kokë diademën që vetë mbretëresha vendosi në ditën e dasmës me princin Philip.
Shtuar më 23/07/2020,
ora 12:38