E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Dasma është afër! Armina Mevlani jep detajet mbi fustanin e nusërisë
Armina Mevlani ishte sot e ftuar në “Ftesë në 5”, ku u pyet për planifikimin e dasmës dhe idenë e fustanit të bardhë.

“Nuk dua të jem një nuse tradicionale. Jam për modernen. Duke qenë se merrem edhe me modën. Dua një fustan të gjatë, të personalizuar për mua. Dua edhe disa elemente të çuditshme, të tipit gotik etj.

Tek disa nga takimet që kam pasur në udhëtimet e mia kam folur edhe për fustanin e dasmës. Dua ta realizoj në formen e një bashkepunimi edhe fustanin”.

E sigurt është që mes markave prestigjoze si Eli Saab, Alberta Ferreti, Alexander McQueen dhe Vivienne Westwood, një prej tyre do të realizojë fustanin e Arminës, e cila ka shfrytëzuar udhëtimet e punës për të bërë takime me disa dizenjues në Javët e Modës.

Armina u shpreh se dasma është e afërt por ajo nuk e ka me nxitim dhe e ka marrë me qetësi këtë moment, pasi ka vite që bashkëjeton me Shkëlzenin dhe e konsideron bashkëshort prej kohësh:

“Nuk kam asgjë me nxitim për momentin përsa i përket dasmës. Me Shkëlzenin kemi vite që bashkëjetojmë, e konsideroj bashkëshort prej kohësh. Nuk kemi bërë celebrim. Të dy e duam dasmën, nuk do vonohet edhe shumë”.
Shtuar më 10/10/2019, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori