Dasma e Orindës dhe Turit, të ftuar nga politika dhe media
Dasma e Turit dhe Orindës është diskutuar kaq shumë saqë të gjithë po e presin më padurim.

Por ama edhe pse e papritur, në dasmën e tyre përveç familjarëve do ketë edhe mjaft të ftuar VIP jo vetëm këngëtarë.

Madje më së shumti në listën prej 300 të ftuarish nga dy këngëtarët janë politikanë, personazhe të medias dhe televizionit.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, Blendi Klosi, Erion Braçe, Endri Fuga, janë vetëm disa nga emrat e politikës që do të festojnë martesën e Turit dhe Orindës.

Në ëtë festë sigurisht nuk mungon as Ardit Gjebrea, West Side Family, Vikena Kamenica, gazetarja Iva Tiço dhe një sërë figurash të tjera publike, këngëtarë dhe gazetarë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërkohë në dasmë do këndojë Aurela Gaçe dhe Artiola Toska. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2017, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori