VIDEO/ Olta “vodhi” kupën që ishte për Luizin, fansat nuk ndalen, përgatisin trofeun tjetër

Mbaruan dronët, tani fansat e Luiz Ejllit e kanë nisur me kupa. Dje, një trofe ngjyrë floriri ra nga qielli në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Në këtë trofe ishte një dedikim për Luizin ku shkruhej: Luiz Ejlli, fitues i “BBV2”. Luiz, je fitues i padiskutueshëm.

Por, kjo kupë nuk shkoi në duart e Luizit, por pikërisht te Olta. Ishte aktorja ajo e cila e pa kupën teksa ra nga qielli dhe shkoi e mori dhe më pas e fshehu, duke mos ja dhënë këngëtarit.

Epo, ky veprim i aktores nuk ka bërë gjë tjetër veçse të shtyjë fansat e Luizit që të përgatisin një tjetër trofe.

Ata lajmërojnë se një tjetër kupë do i hidhet këngëtarit, por kësaj here besoj se do të jenë të kujdesshëm që kupa të shkojë direkt te i zoti./Albeu.com/


Shtuar 11.02.2023 09:10