Gjykata jep vendimin për pasuritë e Ervis Martinajt

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqiur nga familjarët e Ervis Martinajt, duke lënë kështu nën sekuestro pasuritë e tij.

Kujtojmë se pronat që llogariten me vlerë rreth 10 milionë euro u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe lloari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij.

Pasuritë e sekuestruara

-Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

-50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj

-Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

-Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

-Subjekti “Ervis Martinaj” Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

-Subjekti “Drenica Martinaj” Subjekti “V.K” Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

-21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

-Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

-Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj

-Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

-Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

-Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

-Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

-Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

-Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

-Arë me sip.7 000 m2 në Patok Arë në Fushëkuqe, Kurbin

-Sip.12 145 m2 Arë në Patok, Kurbin

-Sip.1 973 m2 Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2 Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin Arë me

-Sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin Truall

-Ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

-Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

-Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato Truall

-Ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

-Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

-Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

-Llogari kursimi për fëmijë

Kujtojmë që nga Ervis Martinaj nuk ka asnjë gjurmë që prej gushtit të vitit të kaluar. Policia është në kërkim të tij, teksa ende nuk ka asnjëinformacion mbi fatin e tij.