Makina përplas për vdekje këmbësorin në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident fatal ka ndodhur në Durrës, ku 59-vjeçar ka humbur.

Në rrugën dytësore Sukth-Manzë, një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor J. M., 59 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 26.08.2023 07:31