Zyrtari turk që pretendon se e di shkakun e tërmetit: Satelitët ushtarakë hedhin shufra metani nga hapësira

Dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën e 6 shkurtit.

Të shumta kanë qenë teoritë konspirative në lidhje me shkakun e tërmeteve.

Së fundmi një zyrtar qeveritar ka paraqitur një teori rreth asaj që shkaktoi tërmetet shkatërruese në Turqi, një teori që ndoshta pritej nga një mbrojtës i faqeve konspirative në internet.

Serdar Hossein Yildirim, i cili është president i Agjencisë Turke të Hapësirës, ​​jo vetëm që fajësoi të huajt për tërmetet, por edhe pretendon se “e di”  si ndodhi.

Yildirim shpjegoi se tërmetet shkaktohen nga satelitët në hapësirë ​​që hedhin shufra titani në tokë.

“Ka satelitë lufte që mund të dërgojnë shufra titani 10 metra nga Hapësira  në çdo objektiv! Këto shufra depërtojnë në një thellësi prej 5 kilometrash në tokë, duke krijuar një tërmet me magnitudë 7-8 të shkallës Rihter. Nuk është e mundur të gjurmohen”, tha ai.

Edhe pas mijëra komenteve në Tëitter që nuk e merrnin seriozisht “teorinë”, Yildirim sqaroi se ajo që ai thotë nuk është aq e pamundur.

Ai pretendon se bëhet fjalë për një sistem armësh që mund të fshijë një qytet të vogël nga harta.

“Ky sistem nuk ka asnjë funksion si aktivizimi i linjave të thyerjes apo gjenerimi i tërmeteve tektonike. Prandaj, nuk ka asnjë lidhje me fatkeqësinë e Kahramanmaras, i cili është një tërmet tektonik që ndodhi në një vijë të thyer të njohur. Nuk dua që të keqkuptohet”./Albeu.com/