Dashuria e parë e Obamës?
Alex McNear konsiderohet si e dashura e parë serioze e presidentit amerikan Barack Obama.

Ajo sot shtë nëna e një fëmije dhe drejton aktualisht një kompani të energjisë së gjelbër ndërsa jeton në Nju Jork në Sag Harbor në një pronë që kushton 2 milion dollarë.

Raportohet se ajo është gjithashtu edhe një demokrate e cila ka votuar për të parin e botës, në zgjedhjet e vitit 2008. Në vend që të ishte sot në Shtëpinë e Bardhë, ajo në fakt u martua me një boksier serb Bob Bozic i cili rezulton të ketë edhe një precedent në një tentativë për vjedhjen e 60 mijë dollarëve nga një bankë.

Thuhet se para se të martohej me gruan aktuale zonjen e parë Michelle. presidenti Obama pas kësaj të parës kishte edhe një të dashur tjetër serioze.
Shtuar më 05/05/2012, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori