Dashnor Diko rrëfen nga u frymëzua kënga “Banania”, dhe kemi menduar gabim
Të gjithë e keni dëgjuar hitin e famshëm të viteve ’90, “Si banania”, të Dashnor Dikos, këngë e cila dëgjohet edhe në ditët e sotme.

Refreni i saj i ka mbetur në mendje të gjithëve, mirëpo Dashnor Diko sapo na i shkatërroi kujtimet me rrëfimin se ku është frymëzuar për këtë këngë.

Megjithëse të gjithë mendonim se pas këngës mund të fshihej një histori flirti me ndonjë vajzë joshëse bjonde, i ftuar tek emisioni “Treshat” mbrëmjen e sotme, këngëtari ka treguar një histori krejt tjetër.

Dashnori ka rrëfyer se tekstshkruesi i këngës, Alqi Boshnjaku, e ka shkruar këngën e famshme gjatë një udhëtimi. Rrugës, ai kishte me vete një qese me banane, nga të cilat u frymëzua për të bërë këngënBanania”.

Epo mesa duket, të gjithë e keni menduar gabim historinë e “Bananes”.
Shtuar më 27/07/2019, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori