Dasmë në horizont? Adrola Dushi gati t'i thotë "Po" politikanit kosovar (FOTO LAJM)

Adrola Dushi është padyshim një nga modelet më të njohura shqiptare, që gjithmonë fiton vëmendjen e publikut.

Prej kohësh Adrola është përfolur për një lidhje me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

Madje, nëpër media të ndryshme thuhet se çifti ka nisur të bashkëjetojë dhe se modelja është shpërngulur në Prishtinë. Mirëpo si duket marrëdhënia mes tyre qenka konsoliduar goxha dhe tashmë janë drejt martesës.

Sipas “Panorama Plus”, Adrola po e mendon seriozisht kurorëzimin në martesë para të tridhjetave, teksa nga festa e ditëlindjes së saj të fundit, Albinin nuk e pamë askund.

Gjithashu, çifiti dhe miqtë e tyre janë treguar shumë të kujdesshëm që mos të shfaqet asnjë foto e tyre nga super party në Dhërmi, ku ishin të ftuar miqtë e 27-vjeçares dhe figura të njohura publike.

Burime të afërta pranë çiftit kanë treguar se për lidhjen e tyre janë në dijeni edhe të afërmit, ndërkohë që janë duke bërë plane për një fejesë të afërt.

Po ashtu, kemi mësuar se modelja ndodhet prej vitesh në krahët e 31-vjeçarit, për të cilin braktisi edhe karrierën e saj në SHBA, ku po korrte goxha sukses.

Kujtojmë që pak kohë më parë, e pyetur nëse është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova, modelja zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë diplomatike, duke thënë: “Po kontribuoj në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Adrola Dushi ka qenë e martuar me djalin e një biznesmeni, Adis Patushin, me të cilin ka një djalë, Troin, ndërsa Albin Gashi nuk është komentuar ndonjëherë për ndonjë lidhje VIP.

Albin Gashi ka qenë ish-basketbollist teksa vitet e fundit i është futur rrugës së politikës, duke kandiduar për deputet, teksa po ashtu merret edhe me biznes.
Shtuar më 05/07/2020, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori