Hakerohet faqja e MASH në Maqedoninë e Veriut: E kanë bërë grekët

Faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut është hakeruar.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shfaqet mesazhi, në të cilin thuhet se faqja është hakeruar nga hakerat grekë “HACKED BY GREEK HACKINGTEAM NETËATCHERS”.

Për shkak të sulmit, nuk hapet asnjë nënfaqe e kësaj ueb faqeje, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”, shkruan Alsat.

Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje.