Daniela e “The Voice” surprizon Miriam Canin (FOTO LAJM)

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Miriam Cani ka qeënë pjesë e jurisë të "Voice Kids Albania".

nga edicioni i parë i këtij spektakli muzikor për fëmijë të gjithë kujtojmë pa dyshim historinë prekëse të Daniela Toçit, konkurrentes nga Kukësi që sfidoi kushtet e vështira familjare për të realizuar ëndrrën e saj të madhe.

Daniela duket se ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me Miriam.

Ajo i ka dërguar Miriamit një letër ku i shpreh mirënjohjen e saj dhe e cilëson si një nënë të dytë.

“Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjithmonë ke qenë, je dhe do të jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe për gjithë skuadrën”, shkruan Daniela në letrën e saj.

Miriami e surprizua nga ky dedikim i bukur e ka ndarë atë edhe me miqtë e saj në Instagram.

“Faleminderit për këtë surprizë të bukur zemër”, shkruan Miriami sipër fotos së postuar në Instastory. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori