Daniel Craig: Do prisja damarët për një tjetër Bond
Aktori 47 vjeçar Daniel Craig e ka pranuar publikisht se nuk e dëshiron më rolin e James Bond. Ai do të preferonte më mirë të priste damarët, sesa të luante një tjetër James Bond.

Këtë deklaratë aktori e bëri gjatë një interviste për TimeOut, duke konfirmuar kështu zërat se nuk do të luajë në filmin e ardhshëm të Agjentit 007.

“Të luaj një tjetër Bond? Do preferoja të merja një copë xham dhe të prisja damarët”, tha Craig, ndërsa shtoi: “Jo, as tani, as në të ardhmen. Jam shumë mirë për momentin, e vetmja gjë që dua është të vazhdoj përpara”. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2015, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori