"Dance with me" i prish planet Kejvinës? Nuk do ta shohim në "Italia1" (VIDEO)
Prej kohësh ishte bërë me dije se Kejvina Kthella do të bëhej pjesë e një emisioni italian.

Velina bukuroshe shqiptare u tha se u largua nga “Xing me Ermalin”, pikërisht për angazhimin e ri jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Por më pas ajo u bë pjesë e garës së kërcimit “Dance with me”, dhe duket sikur u harruan planet e saj në Itali.

Emisioni “La Pupa e il Secchione e Viceversa”, i cili është transmetuar në vitet 2006 dhe 2010, do të nisë në janar 2020 nën drejtimin e moderatorit Paolo Ruffini.

Në videon e transmetuar në "Italia 1", Kejvina shfaqet mjaft seksi, e veshur me bikini që i ekspozojnë linjat e saj të hatashme.

I urojmë velinës shumë suksese!
Shtuar më 06/12/2019, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori