Tifozët e Bayernit mund të gëzohen: Drejtori i bavarezëve solli një lajm të madh

Hasan Salihamidzic, ka folur për thashethemet për transferimin që mund të bëjë skuadra e tij.

Salihamidzic ka folur për qëndrimin e mundshëm të Lewandowskit.

Përveç kësaj, ka spekulime se mund të sjellë në radhët e tij një futbollist të ri dhe të talentuar Ryan Gravenberg nga Ajax.

Hasan Salihamidzic menjëherë ka bërë të ditur se Bayern nuk do ta shesë Lewandowskin këtë verë.

– A do ta konsiderojmë shitjen e Lewandowskit nëse Barcelona ofron 40-50 milionë euro? Jo.

Më pas pyetja: “A do të thotë kjo që Lewandowski do të qëndrojë te Bayern këtë verë?”.

– Po. Ai ka kontratë deri në vitin 2023 – ka thënë ish-futbollisti i klubit nga Mynihu. /albeu.com/


Shtuar 24.04.2022 22:08