Damiano ka gati "bombën" që do "plas" në natën finale të Big Brother
Damiano është një nga banorët që ka krijuar më shumë zhurmë në kët ëedicion të 9 të ‘Big Brother Albania’. Fillimisht ai doli për pak ditë nga loja duke qëndruar në izolim për shkak të braktisjes së lojës nga partnerja e parë Donjeta. Më pas, me votat e publikut ai u rifut në lojë dhe po të njëjtat vota e çiftuan atë me Armelën.

Ata vazhduan lojën të fortë, duke u lakuar shpesh në media, derisa Damiano u skualifikua nga loja për shkak të rregullave e duke marrë kështu me vete edhe partneren e dytë. ‘Hakmarrja’ e Damianos bëri që ai të publikonte një sërë skandalesh të produksionit që tregonin se edhe banorët e tjerë kishin thyer rregullat. Por, stafi organizator heshti…

Ish-banori mesa duket ka dhe asin e fundit nën mëngë dhe këtë e ka deklaruar në një intervistë për ‘Paloma’.

“Unë kam edhe disa materiale të tjera që do t’I shpërndaj për atë program. Ndoshta ndonjë video gjatë natës finale… megjithatë ai ka thënë se nuk e ka ‘inatin’ dhe mllefin me Top Channel apo me stafin në përgjithësi, por vetëm me producenten italiane të tij, Alessian.

“Pse? Sepse ajo i gjeti me zor të gjithë sponsorët e këtij edicioni të Big Brother dhe tani vepron siç do vetë. Cilët kanë mbetur në lojë? Ata që jetojnë në Itali, si dhe ata që, siç e kanë treguar edhe foto që kam publikuar, njihen që jashtë. Dhe e dini pse nuk reagoi? Sepse i binte t’i nxirrte të gjithë dhe të futej vetë për të luajtur në atë shtëpi”.

Ai do të shfaqë këto materiale natën ᡃfinale duke i shpallur kështu konkurencë të hapur spektaklit të ‘BB’./albeu.com/
Shtuar më 03/06/2017, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori