Në zi krah nënës dhe motrës, Rudina prek me daljen e parë pas humbjes së babait (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë Rudina Dembacaj ndau me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj me të cilin kishte treguar vazhdimisht se gëzonte një marrëdhënië të ngushtë.

Që prej humbjes së tij moderatorja ndryshe nga dikur ku llogaria e saj e Intagramit mbushej me momente nga jeta private, tashmë mbante vetëm projekte për sa i përket punës.

Por në postimin e fundit Rudina ka pozuar krah nënës së saj dhe motrës ku bie në sy se janë veshur me të zeza dhe moderatorja ka prekur ndjekësit me përshkrimin:

“Asnjë ditë, asnjë moment nuk do jetë më njësoj…Ikja jote Bab ishte dhimbje shumë e madhe për ne, por e kemi shpirtin plot nga dashuria me të cilën na rritët. Mami bashkë me ne, do t’u mësojmë Hanës dhe Viktorias të njëjtat thesare jete që ti na le trashëgimi. Por mbi të gjitha do vazhdojmë t’i buzeqeshim jetës njësoj si na doje ti. Të duam shumë”, ka shkruar Dembacaj krah fotos me familjarët e saj./albeu.com/



Shtuar më 22/08/2020, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori